Aktuale

Ndërpritet interpelanca për 53-milionët e “Bechtel-Enka”-s, Veseli do të vendosë për vazhdimin e saj

Pasi përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare nuk arritën të merren vesh për vazhdimin e interpelancës për 53 milionët e Bechtel-Enkas dhe në mungesë të kuorumit seanca është ndërprerë. Kryesuesi i seancës së sotme, Kujtim Shala tha se për ditën dhe kohën kur do të vazhdojë seanca në fjalë do të vendos kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pasi tha se për këtë punë nuk është kompetent.
“Do të lë që kohën e me vendss kryetari Kuvendit, pasinuk jam kompetent”, tha Shala, transmeton Gazeta Express.

Interpelanca e sotme është thirrur nga LDK-ja në të cilën është diskutuar për 53 milionëshin e kompanisë Bechtel-Enka.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë akuzuar njëti-tjetrin për mungesë të përgjegjësisë. Përderisa, opozita ka kërkuar publikimin e nënshkrimit të kontratës me Bechetl-Enkën.

Është vërejtur përplasje ndërmjet deputetëve dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit disa herë i është drejtuar deputetëve me fjalët: A po kuptoni, a po merrni vesh?

Ndërsa Kujtim Shala ka kërkuar që kryeministri të mos sillet në këtë mënyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Express

the authorE B