Aktuale

Nderohen dëshmorët në Komunën e Rahovecit

Në nderim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë ka bërë nderime-homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh te varrezat e dëshmorëve, shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, pllaka përkujtimore, busti i heroit Mensur Zyberaj dhe te Teqeja në qytetin e Rahovecit.

Nderime-homazhe dhe vendosje të buqetave me lule nga zyrtarët komunal janë bërë gjatë ditës së sotme edhe te përmendoret, pllakat përkujtimore dhe varrezat e dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Po ashtu për shënimin e festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vendosur flamuj kombëtar në rrugët kryesore të qytetit të Rahovecit.

the authorE B