Aktuale

Ndarja në VV, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu megjithatë përshëndeten mes vete

Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu, ia kanë shtrënguar duart njëri tjetrit në seancën që pritet të mbahet për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë ftohur që nga zhvillimet e fundit në këtë parti, megjithatë dy deputetët janë përshëndetur ne mes vete, raporton Express.

Të dytë janë parë edhe duke ndarë një kohë të shkurtë duke biseduar.

Dardan Sejdiu kishte dhënë dorëheqje nga pozitat në Vetëvendosje, Ai kishte shpjeguar se dorëheqja vjen në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se shpreh keqardhje për problematikat brenda kësaj force politike. Ndërkohë, kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur për të diskutuar mbi largimet e fundit./Express

the authorE B