Nga sot Vetëvendosje është ndarë edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës.Vala Peshku ka konfirmuar se 9 asambleistë kanë bërë kërkesë për themelimin e një grupi të ri në Kuvendin Komunal.
“Nëntë asamblesitë kemi dërguar kërkesë për themelimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvendin Komunal”, ka thënë Peshku.Deri te ky vendim, sipas asambleistes Vala Peshku, kanë ardhë pas zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Për shkak të zhvillimeve në Levizjen Vetëvendosje ne si asambleistë kemi vendosur që të mos jemi më pjesë e grupit parlamentar të VV’së.
Kjo nuk do të ndikojë fare në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit Komunal dhe në mbështetjen e propozimeve të Kryetarit Ahmeti me të cilat kemi garuar bashkërisht në zgjedhjet e fundit”, u shpreh ajo.Grupi i ri i asambleistëve do të udhëhiqet nga Vala Peshku, ndërsa pjesë e këtij grupi janë;
Vala Peshku
Nol Nushi
Genc Sherifi
Drilon Pireva
Mimoza Sylejmani
Bashkim Beha
Adrian Berisha
Visare Gorani Gashi
Qendrim Sahiti
Shtatë asambleistë kanë mbetur në grupin e VV’së, ndërsa si asambleiste pa grup ka mbetur asambleistja Valbona Petrovci /Periskopi/