Përdoruesit e Facebook-ut tani mund të kenë biseda sekrete vetë-shkatërruese në Messenger.
Messenger-i i Facebook-ut tani i lejon përdoruesve të ‘enkriptojnë’ mesazhet e tyre për të parandaluar këdo t’i fus hundët në mesazhet private, shkruan Daily Mail.
Tipari “Secret Conversations” është shpallur për herë të parë nga kompania e mediave sociale në korrik, por ka marrë disa muaj për t’u provuar dhe hapur, transmeton KosovaPress.
Shtimi i end-to-end do të thotë se askush, përfshirë edhe Qeverinë, nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në mesazhet e fshehura.