Brazili ka barazuar 0:0 me Bolivinë.
Brazili, që tashmë ka siguruar kualifikimin në kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018, mori vetëm një pikë në ndeshjen e parafundit, duke barazuar 0:0 me Bolivinë.
Tite e nisi ndeshjen me formacionin më të mirë, por pavarësisht rasteve përgjatë 90 minutave, portat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. /Gazeta Express/