Këngëtari Blero ka zgjedhur ditëlindjen e tij për të ardhur me një këngë të re
…dhe jo ndonjë farë kënge, por një këngë të mbushur edhe me skena interesante erotike.
“Ndale” quhet kënga e tij dhe është në vazhdën e këngëve të Bleros që ai i lanson si balada për fansat e tij.
Edhe komentet për këngën nga adhuruesit e Bleros ishin pozitive.
E veçanta e kësaj kënge është e mbushur me skena të nxehta erotike.
Kënga është punuar me muzikë të Bleros dhe Prugos, ndërkaq tekstin e ka shkruar Nderim Kurti. Kurse, miksin dhe masteringun e kësaj kënge e ka bërë suedezi, Johan Bejerholm. /GazetaExpress/