Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahiri Pajaziti”. Përmes një video të publikuar në media shihen disa të rinj teksa largojnë flamujt që janë të vendosur tek busti i heroit Pajaziti.Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti ka sqaruar se njësitet policore kanë shoqëruar tre persona, E.A 1995,L.H 1987 dhe J.SH 1995 si të dyshuar për këtë incident.
Ahmeti ka shtuar se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.Përderisa ndaj tyre ndaj tyre është iniciuar procedurë për “prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”.