Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike dhe student i Dhjetorit 1990 është ndarë nga jeta.
Altin Qoshe u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Në lidhje me këtë humbje reagon edhe Partia Demokratike, suke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë.
Reagimi i PD-së
Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.
27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.
Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.
Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!
I paharruar qofte mes nesh!