Arsim & Kulturë

Ndahet nga jeta këngëtarja Anida Take

Është ndarë nga jeta sonte në moshën 83 vjeçare, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anida Take.

Anida Take ka lindur në Korçë, më 2 prill 1934. Ajo ka spikatur që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë.  Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anida Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj.

Homazhet për të ndjerën do të bëhen nesër nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në hollin e Radio Tiranës.