Sport

Ndahen certifikata për trajnuesit e boksit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka bërë ndarjen e certifikatave për trajnuesit e boksit. Në kursin teknik për trajnerët e boksit u certifikuan 15 pjesëmarrës për ndjekjen e seminarit për arritjen e një ylli nga “Aiba”.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Mehmet Bogujevci vlerësoi lart kursin teknik shtatë ditorë që është mbajtur në Prishtinë, në të cilin ligjëratat i mbajti eksperti ndërkombëtar Mihail Takov.

Edhe Takov ka thënë se kjo është një arritje për Federatën dhe Kosovën, të cilët do të jenë kontribuues për zhvillimin e këtij sporti.

Trajnuesit u ndanë të kënaqur me trajnimin dhe arritjet nga ky kurs.

Kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Boksit të Kosovës është organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)./KP