Ministria e Punës, ajo e Tregtisë dhe UNDP kanë ndarë sot 200 certifikatat për përfituesit e programit Praktikë në Punë.
Programi i lansuar para disa muajve i ka dhënë mundësinë rreth 200 të sapo diplomuarve të kryejnë një praktikë tre mujore në ndërmarrjet të ndryshme të sektorit privat në gjithë Kosovën.Valbona Bogujevci nga UNDP tha se sektori privat ka nevojë për një fuqi punëtore profesionale, dhe kjo praktikë, sipas saj mundëson edhe plotësimin e CV-ve të dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.
Besian Mustafa nga KIESA, ka thënë se ky projekt për KIESA ka qenë objektiv për zhvillimin e bizneseve dhe një transfer i dyanshëm.Punësimi është një objektiv tjetër për sa më shumë punësime kryesisht në sektorin privat .
“Ky projekt po realizon rezultate, ndaj shpresojmë që edhe në të ardhmen së bashku me UNDP dhe MPS, që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përfitojnë sikur praktikantët”, ka thënë Mustafa.
Drin Haraqia nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se në kuadër të këtij projekti kanë qenë 200 praktikantë që kanë zhvilluar këto praktika nëpër biznese. Kjo praktikë, sipas tij, do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtij viti. Ai tha se fokusi kryesor i këtij programi është punësimi i të rinjve.