Reagon Cleveland Cavaliers pas një periudhe të vështirë, duke mposhtur në sekondat e fundit të shtesës Minnesota Timberwolves 140:138.
Në sfidën e zhvilluar në “Quicken Loans Arena” protagonist absolut ishte LeBron James me 37 pikë, 15 asiste dhe 10 rikuperime.
Një tjetër “triple double” nga “Mbreti” James, që shmangu kapitullimin para publikut vendas të skuadrës që drejtohet nga Tyronn Lue. Një ndeshje kjo shumë e ekuilibruar, pikë pas pike, me Jimmy Butler dhe Karl Anthonty që tentuan të befasonin Cavs, respektivisht me 35 dhe 30 pikë, por paraqitja e tyre rezultoi e pamjaftueshme para “mostrës” së Cleveland.
Në këtë mbrëmje “yjesh” James Harden përgjigjet me një tjetër performancë të jashtëzakonshme në parketin e Miamit.
“Mjekrroshi” shënoi 41 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 4 topa poshtë koshit në fitoren 101 – 109 të Houston Rockets. Statistika impresionuese edhe ato të Chris Paul: 24 pikë, 7 asiste dhe po 7 rikuperime.
Më në fund arrin të fitojë jashtë fushës Utah Jazz, që iu imponua 88 – 92 Memphiz Grizzlies në “FedExForum”. Ra në sy forma e Ricky Rubio me 29 pikë, 3 asiste dhe 8 rikuperime.