Sport

Navas zbulon të ardhmen

Keylor Navas nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi
Portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas është i vendosur që të mbetet në Real Madrid, edhe nëse Los Blancos do të transferojnë Davide De Gean, Thibaut Courtois ose Gianluigi Donnarumman.

“Unë do të luftoj deri në vdekje për një vend në ekip kundër kujtdo që do të vijë në klub”, ka deklaruar Navas për Marca.

“Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për Zidane”, ka theksuar Navas, i cili në sezonin e shkuar ka luajtur 27 ndeshje në La Liga dhe 12 në Ligën e Kampionëve. /Express/