Sport

Navas kompleton rikthimin te Sevilla

Jesus Navas kthehet te skuadra me të cilën bëri emër në futboll.

Tashmë është zyrtare që Jesus Navas është përsëri një futbollist i skuadrës së Sevillas.

Pas katër viteve të kaluara te Manchester City, futbollisti i krahut ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin andaluzian, transmeton KosovaPress.

31-vjeçari është transferuar si futbollist i lirë pas prishjes së kontratës me Cityn dhe tani do t’i bashkohet ekipit me të cilin ka luajtur për 10 vite dhe ku ka regjistruar 285 paraqitje dhe ka shënuar 23 gola.