Atletico Madrid sonte do të luajë ndeshjen e parë në stadiumin e ri, Wanda Metropolitano
Skuadra e Atletico Madridit sonte do të shënojë fillimin e një ere të re, pasi do të luajë takimin e parë në stadiumin e ri, supermodern Wanda Metropolitan.
Madrilenët në stadiumin e ri ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër skuadrës së Malagas dhe shpresojnë të nisin me një fitore.
Atletico në stadiumin e kaluar Vincente Calderon kishte luajtur nga viti 1966 deri në vitin 2017.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45. /Express/