Karriera e Samir Nasrit te Manchester City ka marrë fund, ndërsa qëndrimi i tij te Sevilla duket se nuk do të ndodhë.Sipas Goal, francezi nuk do të kthehet më në Etihad Stadium, pasi klubi që e pronëson do t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin.
Edhe pse Pep Guardiola kishte thënë se mund ta kthejë lojtarin në skuadër, Nasri nuk bën pjesë në planet e Cityt për sezonin e ri.Sevilla e ka opsionin e blerjes për 25 milionë euro, mirëpo qëndrimi i përhershëm i tij në Ramon Sanchez Pizjuan duket se nuk do të ndodhë.
Kjo për faktin se paga e Nasrit te City është shtatë milionë euro, ndërsa klubi spanjoll nuk do ta paguajë atë shifër.Për më shumë, gjasat janë të mëdha që andaluzianët ta transferojnë Jesus Navasin gjatë verës.