Sport

Napoli ul çmimin e Higuainit vetëm me një kusht

Napoli ka vendosur që të ul çmimin e Gonzalo Higuainit

Napoli ka një tjetër lajm të keq për Juventusin. Sipas asaj që raporton ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli ka shprehur gatishmërinë për ta ulur çmimin që ia kanë vënë Gonzalo Higuainit (94 milion euro), por vetëm nëse shitet në ndonjë klub jashtë Italisë.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ditë më parë tha se Higuain mund të transferohet te Juventusi vetëm nëse kampionët e Serie A paguajnë klauzolën e lojtarit, e që është 94 milionë euro.

Ky vendim nuk vlen për klubet e Italisë, ku Arsenali e Bayern Munichu e kanë pritur me padurim këtë lajm. Dy klubet në fjalë janë gati për t’i nisur bisedimet me klubin italian, pasi kërkojnë që një kohë të gjatë ish sulmuesin e Real Madridit.