Napoli ka refuzuar 60 milionë euro të Atletico Madridit
Prsidenti i Napolit, Aurelio De laurentiis ka thënë se të vetmen ofertë që e ka refuzuar për sulmuesin Gonzalo Higuain ka qenë ajo e Atletico Madridit.
Ai tha se ka refuzuar 60 milionë euro dhe dy ose tre lojtarë për argjentinasin, për të cilin tha se nuk ka marrë asnjëherë ofertë nga Juventus.
“Të vetmen ofertë që e kam marrë për Higuain ka qenë nga presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo një muaj më parë. Ai ofroi 60 milionë euro dhe dy ose tre futbollistë dhe unë i thash jo”, tha De Laurentiis.