Në shtëpinë e Napolit po punohet intensivisht edhe në rinovimin e kontratave me lojtarë që konsiderohet si pjesë afatgjate e një projekti serioz nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.
Sipas lajmeve nga ‘Il Mattino’, Faouzi Ghoulam ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022 nga e cila do të ketë rritje page nga 800.000 euro në 2.5 milionë euro në sezon.
Klauzola e lirimit është vendosur në 40 milionë euro.