Sport

Nadal kalon në rrethin e tretë të Australian Open pas fitores ndaj Leonardo Mayer

Numri një i botës Rafael Nadal e ka vazhduar rrugëtimin në kërkim të titullit të 17-të grand slam pas fitores jo edhe aq të lehtë ndaj Leonardo Mayerit të mërkurën mbrëma në Australian Open, sipas kohës lokale atje.
Kohë pas kohe, Nadal – kampion i këtij grand slami më 2009 – u tërbua nga këmbëngulësia e Mayerit, por spanjolli përfundimisht e çoi në 5-0 numrin e fitoreve në përballje direkte me argjentinasin, duke e mposhtur tre me zero në sete; 6-3, 6-4, 7-6(4), transmeton Express.

Për ta përmbyllur këtë meç, Nadalit iu deshën plot dy orë e 38 minuta.

Spanjolli për kundërshtar në rrethin e tretë do ta ketë boshnjakun Damir Dzumhurin. /Express/

the authorE B