Sport

Nadal feston në ndeshjen jubilare

Rafael Nadal e ka zhvilluar ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë, të cilën e ka përfunduar me fitore ndaj ndaj gjermanit Philip Kohlschreiber, e vlefshme për rrethin e tretë në turneun që po zhvillohet në Miami, shkruan zeri.info.

30-vjeçarit spanjoll e nisi shumë keq ndeshjen, por në fund ia doli t’i gëzohej fitores. “Jam i lumtur për këtë fitore, duke marrë parasysh se ishte ndeshje e veçantë, pra bëhej fjalë për ndeshjen time të 1000-të në karrierë“, ka thënë Nadal.

Pas setit të parë që e humbi me 0:6, ai u rikthye fushqishëm dhe dy setet në vazhdim i fitoi me 6:2 e 6:3, në sfidën që zgjati 1 orë e 40 minuta.

Në renditjen ATP, Nadal aktualisht renditet në pozitën e pestë, që gjithsesi është bilanc i mirë duke pasur parasysh mungesat e gjata për shkak të lëndimeve./Zëri/