Sport

Mysafiri special në Etihad, që shkaktoi “probleme” (Foto)

Manchester City mezi fitoi kundër Wolves të martën në mbrëmje, në Kupën “Carabao”.

Ndoshta kjo ishte për shkak të një mysafiri special, që u shfaq papritmas në stadiumin “Etihad”. Bëhet fjalë për një ketër, që shkaktoi “probleme” nëpër fushën e citizën.

Pas disa vrapimeve në fushë dhe në tribuna, ketri u kap nga stafi i Manchesterit.

Ndeshjen Pep Guardiola e fitoi pas penalltive, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola 0 me 0./IndeksOnline/