Shkodran Mustafi ka thënë se veç kishte marrë vendim të luante për Gjermaninë, kur Shqipëria e kishte thirr në Kombëtare.
Në një intervistë për ‘Goal.com’, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka thënë se zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë pasi ai vend i ka dhënë shumë si fëmijë.
“Vendosa të luaj për Gjermaninë pasi ky vend më ka dhënë shumë dhe më ka ndihmuar si i vogël. Ju duhet t’u jeni mirënjohës atyre që ju ofrojnë kushte më të mira jetese”, ka thënë Mustafi.
“Kur mora thirrje nga Shqipëria dhe fola me trajnerin, unë tashmë kisha vendosur. U ndjeva shumë mirë në ato momente, pasi prindërit e mi kanë lindur atje dhe unë e identifikojë vetën me atë shtet dhe gjithmonë shkoj atje, por asgjë nuk mund të ma ndryshonte mendjen”, ka thënë Mustafi. /Express/





















