Shqiptari që luan për kombëtaren gjermane, Shkodran Mustafi, ka bërë të ditur se është i gatshëm për takimin e nesërm që zhvillon Gjermania për kualifikimet për Botërorin 2018.
Shqiptari që luan tek Arsenali, e që po kalon një formë të mirë, ka postuar një foto gjatë stërvitjeve që po i bëjnë para takimit me San Marinon dhe ka shkruar se është koha për të marrë hapin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.
Gjermania luan nesër si mysafire me San Marinon, në garat kualifikuese në kuadër të Grupit C, për kualifikime në Botërorin 2018./KosovaPress/
