Sport

Mustafi: Duhet të jemi më të mençur në mbrojtje

Skuadra e Unai Emery dy herë e humbi epërsinë në Old Trafford kurse mbrojtësi Mustafi ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë më e mençur në të tilla situata.

Arsenal duhet të jenë më “mençur” kur shkojnë në sulm dhe të dinë si ta ndalin rrezikun, thotë Shkodran Mustafi pas barazimit 2-2 kundër Manchester United.

“Mendoj që pjesa e dytë e ndeshjes ishte një pjesë ku të dy skuadrat u përpoqën për fitore”, ka thënë shqiptari për BT Sport pas ndeshjes.

“Mendoj që ne duhet të jemi pak më të mençur, të jemi më senszitiv kundër rrezikut dhe të mos pësojmë gola”.

“Në fund mendoj që ne ja dolëm mirë. Të luash dhe të fitosh në Old Trafford nuk është e lehtë. Ne u përpjekë për ti marrë tri pikë në shtëpi”.

“Duhet të shikoni këtë edhe kur i keni dy ndeshje të mëdha, e para ishte në vikend me Tottenham dhe e dyta jashtë me Manchester, ne fituam katër pikë nga këto. Mendoj se ja kemi dal mirë”.

Mustafi ka refuzuar që të thotë se intensiteti i lart i derbit me Spurs ka bërë që ata të mos fitojnë në Manchester, duke shtuar “ata kishin një ndeshje në vikend gjithashtu”.

“E qartë kur luani në një derbi, ju duhet ti jepni 120 për qind”.

“Por, ne patë mundësi edhe në Manchester. Ne është dashur të luajmë më mirë, kishim shumë mundësi por nuk i shfrytëzuam”.

“Mendoj se nuk patëm fat, ne mund të kishim fituar tri pikë, por e fituam vetëm një. Ishte e rëndësishme që të mos humbim, nuk humbëm, por si thashë, ne duhet të tregohemi më të mençur herave tjera”. /GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli