Shkodran Mustafi ka shumë gjasa të transferohet në Milan gjatë kësaj vere
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi i ka ditët e numëruara te Valencia. Reprezentuesi gjerman ka gjasa të mëdha gjatë kësaj vere të transferohet te shtatë herë kampioni i Evropës, Milani.
Sipas Gazzetta dello Sport me ardhjen e Grupit Fosun te Valencia kalimi i Mustafit te Rossonerët është shumë i mundshëm.
Grupit Fosun ka raporte të mira me menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili së bashku me grupin kinez, Guo Guangchang kanë shfaqur dëshirën që ta blejnë Milanin.
Me fjalë të tjera, Jorge Mendes mund të ketë një rol në transferimin e Mustafit në San Siro, përcjell Express.
Por, përveç Milanit, destinacioni i mundshëm për Mustafin mbeten edhe dy gjigantët nga Premierliga, Arsenali dhe Chelsea. /Express/
