Në takimin me deputetët e LDK-së që po mbajnë kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan Greg Delawie po merr pjesë edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë Natalie Apostolova.
Gazetari i KosovaPress i cili është në vendin e ngjarjes raporton se Mustafa dhe Delawie tashmë kanë hyrë në takim me deputetët e LDK-së ndërsa në oborr të Kuvendit është parë edhe vetura e Apostolovës.
Ambasadori dhe kryeministri që është njëherësh kryetar i partisë do të bëjnë përpjekje që t’i bindin deputetët e LDK-së që ta votojnë Demarkacionin.
Projektligji për Demarkacionin pritet që të shkojë në Kuvend pas seancës së mosbesimit e cila do të mbahet nesër./KosovaPress/