Aktuale

Mustafa: Të gjitha premtimet do të realizohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi me qytetarë të Istogut, ka shprehur bindjen se partia që ai drejton do të shënojë fitore në shumicën e komunave të Kosovës.

Ai ka thënë se kandidatët e LDK-së në nivel të komunave kanë program të qartë dhe konkret.

“Nuk ka premtime të parealizueshme. Të gjitha premtimet do të realizohen”, tha Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se edhe në Istog do të fitojë kandidati i LDK-së, Haki Rugova

the authorE B