Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e ka paralajmëruar votën pro ratifimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Por, ka thënë se nuk do të përkrah gjetjet e Shpejtim Bulliqit e Ramush Haradianjt.
Këto komente i ka bërë pasi ka bërë nderime para shtatores së Ibrahim Rugovës me rastin e ditës së lindjes së ish-udhëheqësit e Kosovës dhe LDK’së.
“Natyrisht që ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, pohoi Mustafa.
“Asnjë gjetje të njëanshme nuk do të votojë LDK-ja, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme”.
Sipas Mustafës, “kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”.
“Ai është kufiri, kufiri mes një shteti nuk ka, por ka kufi të dy shteteve”.