Aktuale

Mustafa paralajmëron reformë në LDK

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se qytetarët kanë dhënë vendimin e tyre në këto zgjedhje dhe se mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

Sipas Mustafës, LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet te zgjedhjeve dhe se do të reflektojë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM

the authorE B