Sport

Mustafa: Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në facebook se kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh, pas barazimit historik të Kosovës.

“Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt. URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, ka shkruar ai./KosovaPress/