Ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Mirjana Jevtiq, derisa ka folur për “copëtimin” e Listës Srpska, duke thënë se përgjegjësia për këtë i bie Marko Gjuriqit, nuk ka harruar ta përmend edhe kryeministrin Isa Mustafa, për të cilin e dha një kompliment të papritur.
Zyrtarja e Listës Srpska, Mirjana Jevtiq, në një emision të RTK’së, “Lirshëm serbisht”, në cilësinë e zëvendësministrës për Punë e Politikë Sociale, ka dhënë një kompliment për kryeministrin Isa Mustafa.
Kryeministrin Mustafa, Jevtiq e ka cilësuar si “shumë të kulturuar dhe zotëri korrekt”.
Për zgjedhjen e saj ministre, ka sqaruar se shumica e Listës Srpska ishin pajtuar me propozimin e Sllavko Simiqit që ajo të merr këtë post, “ndërsa mua vetëm ma kanë komunikuar vendimin. Thanë se nuk ishin të kënaqur me ministrin paraardhës, Lubomir Mariqin”, ka thënë ajo.