Sport

Mustafa: Djemtë e kombëtares arritën në atdhe me kokën lartë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar se qytetarët dhe institucionet e Kosovës e të Shqipërisë janë krenar me lojën dhe dinjitetin e treguar nga djemtë e kombëtares në Francë.

Ai në rrjetin social ka shkruar se djemtë e kombëtares sonë arritën mbrëmë në atdhe me kokën lartë.

“Respekt i veçantë për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore”, tha ai./KP

mustafa-rama1

mustafa-rama2