Aktuale

Mustafa bëri homazhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ish-presidenti Rugova do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme jo vetëm për LDK-në, por edhe për shtetin e Kosovës, i cili ka vënë themelet e shtetndërtimit, ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke qenë kështu presidenti i parë historik i Kosovës.

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve për nder të ditëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Ai do të nderohet gjithmonë nga LDK-ja dhe bashkë do ta çojmë përpara veprën e presidentit Rugova, të zhvillojmë një demokraci të mirëfilltë ashtu siç ai e ka paramenduar dhe i ka vënë themelet, gjithmonë duke u përshtatur me ecuritë bashkëkohore dhe evropiane dhe në bashkëpunim me SHBA-të sepse gjithmonë ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në”, tha Mustafa.

the authorE B