Sport

Murillo afër kalimit në Valencia

Mbrojtësi i Interit, Jeison Murillo është një nga lojtarët që do të largohet nga Inter.

Sipas gazetës spanjolle ‘El Desmarque’ Valencia mund të jetë klubi i ri i lojtarit.

Trajneri i skuadrës spanjolle Marcelino i ka vlerësuar në masë të madhe cilësitë e lojtarit të Interit, prandaj Valencia është në kontakte me klubin italian dhe duke negociuar një ofertë të mirë që do të ishte e pranueshme për lojtarin./Indeksonline/