Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, i është përgjigjur Leart Paqaradës për deklaratën se humbja 6 me 0 nga Kroacia nuk është fundi i botës dhe se edhe ekipe të mëdha si Brazili kanë pësuar edhe më thellë.
Ai ka akuzuar të gjithë në ekipin përfaqësues duke thënë se janë lazdruar shumë para ndeshjes. Në analizën e tij dhënë për RTK-në, Munishi ka thënë se lojtarët e ekipit nuk janë treguar serioz.
“Kombëtarja është çështje serioze. Nuk duhet të kërcejmë si në kanagjegje me mindil para lojës. Jo të postojnë fotografi duke vallëzuar dy ditë para lojës. Brazili nuk ka kërcyer si lojtarët tanë në hotel para ndeshjes. Jo aty të hyjë gjithkush, të promovohet gjithsecili. Kombëtarja është çështje serioze. Brazili ka marrë shtatë gola, por Kroacia pati konsideratë. Mund të na jepte dhjetë gola”, ka thënë Munishi.