Real Sociedad ka shfaqur interesim që ta transferoj sulmuesin e Barcelonës, Munir El Haddadi.
Munir El Haddadi mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere.
Interesim për sulmuesin e ekipet katalunas ka shfaqur Real Sociedadit, raporton e përditshmja sportive katallane, Sport.
Trajneri i Sociedadit, Eusebio Sacristan e pëlqen lojtarin që nga koha kur ka luajtur me ekipin e të rinjve të Barcelonës, përcjell Express.
Munir, i cili ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2019, mund të huazohet te Sociedad deri në fund të sezonit për të marrë përvojë. /Express/
