Janë bërë një muaj nga fillimi i viti shkollor por nxënësit e klasave të gjashta dhe të nënta ende nuk janë pajisur me të gjitha librat dhe kjo po shkakton vështirësi në procesin mësimor.
Fatin për mungesën e librave e ka edhe Jon Sefiu, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Mihal Grameno”, të cili i mungojnë tre libra.
Joni thotë se i mungon libri i teknologjisë, gjeografisë dhe matematikës dhe ende nuk ka arritur të bëjë zgjidhje për librat që i mungojnë.
“ Tre libra…teknologjia, gjeografia edhe matematika, kam kqyr po s’kom gjet, veç mi ble…s’besoj, ka mungesë edhe nuk mundemi me i gjet librat”, tha ai.
Të njëjtin problem e ka edhe shoku i tij, Ramush Haliti i cili thotë se i mungon libri i gjeografisë dhe se ka kërkuar ndihmë nga shkolla për këtë çështje po nuk i kanë thënë asgjë, derisa tani detyrohet që ta blej vetë librin.
“Librin e gjeografisë…i kam pyetur por nuk më kanë thënë asgjë…duhet me ble tash”, tha ai.
Por lidhur me mungesën e literaturës për klasët nga gjashta e deri tek të nëntat ka folur edhe drejtori i shkollës fillore “Mihal Grameno”, Ismet Gashi i cili për KosovaPresska thënë se në këtë shkollë ka mungesë të librave, mirëpo ata po mundohen që të bëjnë zgjidhje me qëllim që të gjithë nxënësit të pajisen me libra.
Ai thotë se përmes fondi të librave të vjetër që i ka shkolla po mundohen të bëjnë zgjidhje për të gjithë nxënësit që kanë mungesë të disa librave.
“Ka disa nxënës që ka tekste minus, mirëpo kemi një fond të librave edhe të vjetra edhe disa të reja që kanë mbetur jemi duke i kompletuar në mënyrë që t’i pajisim të gjithë nxënësit, nëse ndodh që ndonjë lëndë nuk kemi tekst që të furnizojmë për klasen, atëherë jemi marrë vesh në nivel komune që drejtorët njeri- tjetrit ti kompletojmë me tekste, unë do të huazoj në “Selman Riza” apo “Vëllezërit Thaçi”, ata do të huazojnë atë që kemi, kështu që qëllimi është t’i pajisim nxënësit me pajisje shkollore”, ka thënë ai.
Gashi për KosovaPress ka thënë se kryesisht, kimia, fizika, matematik mungojnë edhe sipas tij do të jetë vështirë që të gjinden, pasi që këto libra nuk mund të blihen.
Sipas drejtoritë të shkollës “Mihal Grameno”, edhe librat që janë trashëguar nga nxënësit e viteve të kaluara janë të dëmtuara për shkak se materiali i tyre nuk është i qëndrueshëm për një përdorim më afatgjatë.
Krahas gjithë kësaj edhe arsimtari i lëndës së matematikës në këtë shkollë, Nexhmedin Rexhepi thotë se kanë pasur nxënës që nuk kanë pas fare libra, por disi shkolla ka arritur t’i kompletojë.
Ai po ashtu ka thënë se mungesa e literaturës shkakton vështirësi në mësimdhënie, sidomos për nxënësit e klasave të gjashta me të cilët do të punohet me korrikul të re.
“Ky problem mbete ende i pa zgjidhur për ata që nuk kanë mundësi shkolla jonë po vjen duke u ngarkuar me nxënësa, unë dy nxënësa i kam pasur që nuk kanë pasur asnjë libër, është dashur prej librave të mbetura në depot e shkollës edhe t’i kompletojmë disi ….Po është fillimi i viti, dhe sigurisht do të shkakton telashe e sidomos për ne me klasët e gjashta që kemi filluar sivjet me kurrikul të re, do me thënë as nuk ekzistojnë librat e reja por edhe ato që janë nuk janë komplet, vështirësi ka por duhet të gjindemi disi”, tha ai.
KosovaPress ka tentuat të kontaktojë dy javë rresht me zyrtarë të Ministrisë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologji, mirëpo nuk ka arritur të marrë asnjë përgjigje lidhur me atë se çfarë do të ndërmarrin për librat që po mungojnë në shkollat fillore të Kosovës.
Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kohë më parë ka marrë vendim që për të mos i furnizojë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntë me libra shkollor