Sport

A mund të ndodh përmbysja? Përgjigjet Enrique

Luis Enrique , trajneri i Barcelonës, thotë se skuadra e tij ka pasur një ndeshje të vështirë me Juventusin.

Juve mbrëmë mposhti Barcelonën, me rezultat 3-0, në ndeshjen e të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në një ndeshje dominuese nga skuadra italiane.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se kjo humbje ishte e ngjashme me atë nga PSG-ja, por ai shprehet skeptik nëse skuadra e tij do të mund të përmbys rezultatin siç kishte bërë kundër skuadrës parisienë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ngjashëm më atë në Paris”, tha ai pas ndeshjes.

“Ne duhet të mësohemi dhe të përmirësohemi, ta rishikojmë ndeshjen”.“Të përsërisim atë që ndodhi me PSG-n, tani është shumë vështirë të mendojmë për përmbysjen, por ne do të përpiqemi”, theksoi Enrique.Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit luhet pas një javë në Camp Nou.