Thomas Muller duket se nuk e ka fare në qef ish trajnerin e tij, Carlo Ancelotti
Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller insiston se Carlo Ancelotti nuk duhet të shihet si “kurban” pas shkarkimit nga Bayern.
Italiani u shkarkua para dy javësh, për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni.
“Skuadra e cila ishte në fushë nuk ka përformuar ashtu siç do të duhej”, tha Muller gjatë një eventi të Audi.
“Ne duhet të jemi realistë rreth kësaj dhe nuk duhet të themi se Carlo Ancelotti u flijua për këtë skuadër”, u shpreh Muller në fund.
Bayern tashmë në vend të Ancelottit ka emëruar trajnerin gjerman, Jupp Heynckes, i cili u kthye nga pensionimi pas katër vite e gjysmë, duke nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni. /Express/