Kolo Toure nuk ka dyshime, MSN’ja është treshja më e mirë në botë.
Ish mbrojtësi i Arsenalit, Manchester Cityt e Liverpoolit, që tani është transferuar te Celticu, ka lavdëruar treshen sulmuese të Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez e Neymar, (MSN), përcjell Gazeta Express.
Toure ka mbetur i habitur me faktin se si tre lojtarët në fjalë kalojnë mirë me njëri tjetrin. Ai e konsideron këtë treshe si më të mirën në botë.
“MSN është treshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Ata punojmë shumë për njëri-tjetrin. Ata janë si vëllezër”, tha ai.
“Kam luajtur kundër shumë sulmuesve të klasit botërorë, kombinime të ndryshme, por MSN është e çmendur. Kjo treshe është fantastike”, shtoi Toure.