Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me barazimin 1:1 me Anderlechtin.Manchester United nuk arriti më shumë se një barazim në Belgjikë ndaj Anderlechtit, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit portugez, shkruan Indeksonline.
“Shumë gjysmë raste nuk i bëmë raste të mira shkaku i kontrollit të dobët të topit. Luajtëm shumë dobët në 30 minutat e fundit,” u shpreh Mourinho pas takimit.
Pas barazimit gjithçka është e hapur dhe ‘Djajtë e Kuq’ do ta kërkojnë kalimin në gjysmëfinale javën e ardhshme në ‘Old Trafford’.