Jose Mourinho ka vendosur t’i ‘bojkotoj’ stërvitjet e Manchester Untiedit pas debaklit nga Chelsea.
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka tronditur lojtarët e Manchester Unitedit. Ai ka vendosur që të qëndroj në zyre dhe mos të dal fare në stërvitje.
Këtë vendim ‘Special One’ e ka marrë pas debaklit nga Chelsea, shkruan The Times, përcjell Express.
Rui Faria, ndihmësi i Mourinhos, është duke udhëhequr trajnimin në kompleksin e klubit, Carrington.
The Times pohon se Mourinho nuk ka ndërmend të ndryshoj qasjen në skuadër Unitedit. /Express/
