Sport

Mourinho: Do të transferojmë të paktën edhe një lojtar

Trajneri i Manchester United premton përforcime të tjera në këtë afat kalimtar.

Jose Mourinho është i bindur se deri në përfundim të gushtit, Manchester United do të përforcohet të paktën edhe me një futbollist.

Padyshim se emri më i përfolur mbetet ai i Paul Pogbas, por portugezi nuk ka dashur që të specifikojë se kush do të jetë lojtari që ai kërkon, transmeton KosovaPress.

“Është e sigurt se ne do të nënshkruajmë edhe me një futbollist”, ka thënë 53-vjeçari.

I pyetur nëse bëhet fjalë për Pogban, Mourinho është përgjigjur: “Nuk dua të flas për Pogban, pasi që ai është lojtar i Juventusit, sikurse që nuk do të doja që trajnerët e tjerë të flisnin për futbollistët e mi. Unë nuk flas për lojtarët e të tjerëve”, ka përfunduar Mourinho.