Sport

Mourinho do të rinovojë me United

Portugezi do të vazhdojë kontratën me gjigantin e Premier Ligës.

Jose Mourinho te Manchester United edhe për më shumë vite. Në përfundim të këtij sezoni trajneri portugez do të ulet në një tryezë me drejtuesit klubit për të biseduar për rinovimin e kontratës.

‘Djajtë e Kuq’ nuk dinë për humbje në 15 ndeshjet e fundit dhe kjo ecuri i ka bindur drejtuesit e klubit se Special One është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën.

Kontrata aktuale e Mourinhos skadon në vitin 2019, por ai pritet të vazhdojë për një vit më shumë, pra më 2020. Nga marrëveshja e re ai do të përfitojë të njëjtën pagë, pra 12 milionë Euro në sezon, por në të do të përfshihen shumë bonuse në bazë të paraqitjeve të skuadrës dhe trofeve të fituar.