Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur të mos marrë masa ndaj trajnerit portugez.
Jose Mourinho është përjashtuar nga ndeshja mes Southampton dhe Manchester United e zhvilluar të shtunën, e cila përfundoi me fitoren 1:0 të ‘Djajve të Kuq’.
Megjithatë portugezi i ka shpëtuar ndonjë dënimi shtesë nga FA dhe do të jetë i pranishëm në sfidën e ardhshme që United e zhvillon ndaj Crystal Palace javën tjetër, transmeton KosovaPress.
Manchester United e ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe prinë në tabelë së bashku me Manchester Cityn, me nga 16 pikë secila.