Jose Mourinho e ka gjetur shkakun pse këtë sezon skuadra e tij ka shumë ulje ngritje.
Portugezi njihet si një trajner që krijon polemika dhe e kërkon fajin e dështimit të tij tek të tjerët.
Këtë radhë portugezi që drejton United ka akuzuar stafin mjekësor të skuadrës për dëmtimet e shumta që lojtarët po kalojnë.
Sipas mediave angleze portugezi nuk është aspak i kënaqur nga mënyra se punon stafi i tij mjekësor, teksa i ka kritikuar duke thënë se edhe ata kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës.
Kjo nuk është hera e parë që ai kapet me stafin mjekësor pasi e njëjta gjë ndodhi edhe te Chelsea.
Tags:mourinho