Jose Mouirnho është në kërkim të një sulmuesi
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Jose Mourinho është i vendosur që ta transferoj sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku në Old Traffrod.
Madje, raportohet se strategu portugez është gati që Evertonit, përveç parave, t’ia ofrojë edhe kapitenin e skuadrës, Wayne Rooney, përcjell Express.
Lukaku është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 24 gola të shënuar, i ndjekur nga ylli i Tottenahmit, Harry Kane, i cili ka tri më pak.
Shkëlqimi i reprezentuesit belg këtë sezon ka bërë që Jose Mourinho të insiston në transferimin e Lukakut.
Sulmuesi belg dhe Jose Mouriho kishin punuar bashkë në Chelsea në sezonin 2011/2012. Madje, Mourinho e kishte transferuar vetë Lukakun nga Anderlecht në Stemford Bridge. /Express/