Jose Mourinho është përjashtuar nga bankina në ndeshjen ndaj Burnleyt të shtunën.
Manchester Unitedit nuk po i ecën asgjë në këtë stinor. Rezultatet negative, loja jo e mirë dhe tani kanë nisur edhe problemet me trajnerin Mourinho.
Portugezi nuk i mbajti nervat në barazimin pa gola ndaj Burnleyt në fundjavë dhe u dërgua në tribuna nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mark Clattenburg, transmeton KosovaPress.
Mourinho tashmë ka një procedurë të hapur në Federatën Angleze, për komentet ndaj gjyqtarit Antony Taylor, pas ndeshjes me Liverpoolin dy javë më parë, transmeton KosovaPress.
Sipas së përditshmes angleze, Mou tani rrezikon që të suspendohet me dy ndeshje nëse shpallet fajtor për akuzat që janë ngritur ndaj tij në FA.
Kjo nuk është hera e parë që ish-trajneri i Chelseat përballet me sanksionime të tilla në futbollin anglez.